Lajme

Konjufca në ShBA flet për “zgjedhje të lira dhe të drejta”, përmend reformën zgjedhore

Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 29 March 2023

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë aktiviteteve që po zhvillohen në Samitin e dytë për Demokraci, mori pjesë në panelin me temë “Zgjedhje të lira dhe të drejta – Roli i Kongresin në promovimin e politikave të shëndosha zgjedhore dhe pjesëmarrjen e votuesve”.

Konjufca tha se në këtë panel foli për të arriturat dhe sfidat e Kosovës në organzimin e të gjitha cikleve zgjedhore deri më tani, por edhe për progresin e arritur në këtë fushë.

“Theksova që Kosova ka treguar progres të jashtëzakonshëm në rrugën e saj drejt konsolidimit të demokracisë dhe se të gjitha proceset elektorale viteve të fundit, sipas raporteve vendore e ndërkombëtare, janë organizuar duke përmbushur standardet më të larta demokratike për zgjedhje të lira dhe të drejta duke dëshmuar kështu pjekuri dhe kulturë të lartë politike dhe qytetare”, tha Konjufca, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Tutje,, ai tha se në këtë drejtim, rol ka edhe Kuvendi, ku sipas tij, grupet politike parlamentare tashmë janë në prag të përmbylljes së punës pë reformën zgjedhore.

“Pavarësisht sfidave dhe punës që na pret, të arriturat e deritanishme dëshmojnë maturinë tonë politike dhe përkushtimin për ndërtimin e një shoqërie dhe shteti demokratik të qëndrueshëm”, tha Konjufca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera