Lajme

Konjufca në përvjetorin e masakrës së Studimes: Qëllimi i Serbisë ishte të na zhdukë veç pse jemi shqiptarë

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 02 May 2023

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në 24-vjetorin e masakrës së Studimes së Vushtrrisë, tha qëllimi i Serbisë ishte shfarosja e popullit shqiptar.

Për masakrën e Studimes, Konjufca tha se ishte ndër më të mëdhatë, teksa shtoi se Serbia po vazhdon që ta mbajë të fshehtë fatin e të pagjeturve, ku tha se “krimineli që nuk pendohet, është i gatshëm ta përsëris krimin”.

“Ishte qëllimi me na zhdukë e me na shfarosë, vetëm pse jemi shqiptarë. Me na çrrënjosë nga toka kur Serbia të gjitha këto krime i ka organizuar dhe plagët tona ende janë të hapura, sepse dhimbja për vrasjen e më të dashurve tanë, nuk kalon kurrë”.

-Advertisement-

Mijëra të afërm nuk i dimë ku janë, por secili prej nesh e dimë se ata janë në Serbi, dhe Serbia jo vetëm që nuk tregon por po i fsheh. Krimineli që nuk pendohet, ai është i gatshëm ta përsëris atë”, tha Konjufca.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera