Lajme

Konjufca në karrigen e ish-udhëheqësit të SHIK-ut

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 26 December 2019

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në madatin e kaluar si deputet është përballur me një nga akuzat më të rënda për të kaluarën e tij.

Ai është akuzuar si ish punëtor i Shërbimit Informativ të Kosovës, të cilin Vetëvendosja, partia të cilës i takon Konjufca e ka akuzuar dhe apostrofuar si organizatë kriminale, shkruan gazeta inFokus.

Të enjten, ai është ulur pikërisht në karrigen, në të të cilën zinte vend deri më tani Kadri Veseli, ish-udhëheqës i SHIK-ut.

-Advertisement-

Ishte deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili në legjislaturën e kaluar ka paraqitur disa dëshmi, në të cilat Glauk Konjufca i Vetëvendosjes shihej se ishte pjesë e SHIK’ut për një vit të tërë.

Molliqaj, madje kishte publikuar edhe kontratën me të cilën Konjufca ishte angazhuar në këtë organizatë.

Përkundër kësaj, Konjufca zgjodhi që në Kuvend të mos e qesë as edhe një fjalë të  vetme si kundërpërgjigje.

Megjithatë, Konjufca është deklaruar jashtë sallës së Kuvendit duke i mohuar pretendimet e Molliqajt.

“Unë kurrë nuk kam qenë në SHIK dhe as kam punuar kurrë në të. Ky i sotshmi ishte një film shumë i dobët fatastiko-shkencor i Molliqajt. Ai gënjeu sërish meqë para pak ditësh premtoi me shumë bujë nxjerrjen e  “dokumenteve” kundër meje, kurse sot ra në nivelin e llafeve “me të dëgjuar”. Dardani definitivisht nuk po e kuptoka se çka është dokumenti si i tillë. Ky person është shumë joserioz dhe gjynah për Kuvendin që është deputet. Sidoqoftë, po ia jap edhe 24 orë afat për të nxjerrë çfarëdo “dokumenti”, qoftë bre edhe dokument të fallsifikuar. Nëse deri nesër në orën 16 nuk qet asnjë fakt, atëherë definitivisht pres të më kerkojë falje”, pati thënë Konjufca.

Ish-Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se Glauk Konjuca, ka shërbyer në Shërbimin Informativ të Kosovës në vitin 2000 dhe 2001 dhe se rekrutimin e tij e kishte bërë Fadil Lepaja. Molliqaj ka thënë se paga që ka marrë Konjufca ka qenë 150 marka.

Sipas tij, Konjufca ka dalë nga SHIK-u për shkak të pagës së ulët./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera