Lajme

Konjufca në 24-vjetorin Epopesë së Çabratit: Ta çojmë përpara amanetin e të rënëve, ta duam Kosovën sa e deshën ata

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 07 May 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kujtuar të rënët e Epopesë së Çabratit.

Konjufca përmes një shkrimi në “Facebook” shkroi se, të rënët për liri dhanë gjithçka, ndërsa ne duhet ta çojmë përpara amanetin e tyre. Le t’i kujtojmë me admirim dhe ta duam Kosovën sa e deshën ata.

Shkrimi i plotë:

-Advertisement-

Me dhimbje por edhe krenari sot kujtojmë 24-vjetorin e Epopesë së Çabratit.

Është vështirë të përmbledhet në pak rreshta krimi i gjenocidit, kryer nga forcat ushtarake dhe policore të Serbisë në qytetin e Gjakovës, ku vetëm më 7,8 dhe 9 maj 1999 u vranë 41 civilë dhe 43 të tjerë u rrëmbyen dhe zhdukën me dhunë. Në përpjekje titanike për t’i mbrojtur mijëra civilë, ranë heroikisht edhe 7 dëshmorë të Brigadës 137 “Gjakova”.

Të rënët për liri dhanë gjithçka, ndërsa ne duhet ta çojmë përpara amanetin e tyre. Le t’i kujtojmë me admirim dhe ta duam Kosovën sa e deshën ata.

Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera