Lajme

Konjufca – Molliqajt: Qiti sa më parë të gjitha që ke për mua, sepse jemi vonuar

Autori: Gazeta inFokus 20:44 | 08 February 2019

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se e fton publikisht Dardan Molliqajn që t’i publikojë të gjitha ato që ai i posedon rreth pjesëmarrësjes së tij në Shërbimin Informativ të Kosovës.

Konjufca ka thënë se këto janë shpifje të Molliqajt dhe se ato do të trajtohen me ligj të Kosovës.

“Kjo është një shpifje. Po të kishte qenë argument do të isha përgjigjë. Meqënëse ka kaluar në shpifje, ajo trajtohet me ligj të Kosovës. Kjo është një e pavërtetë e padurueshme, të cilën nuk e duroj. Është bërë për ta dëmtuar imazhin tim. E ftoj Dardan Molliqajn publikisht që krejt çka ka për Glauk Konjufcën edhe për SHIK-un le t’i publikon. Qiti sa më parë sepse jemi vonu shumë. E ftoj Dardanin me e marrë Kadri Veselin, Ferat Shalën, Kamishin, Adem Grabovcin e le të më vjen në Gjykatë dhe do i dal përballë”, ka thënë Konjufca në emisionin Debat Plus në televizionin Dukagjini. /Gazeta inFokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera