Konjufca mesazh Escobarit për Zajednicen: Pa kryeministrin nuk bëhet, unë e lë karrigen dhe dal në rrugë për ta ndalur

Autori: Gazeta inFokus
07:49 | 09 February 2023
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka komentuar një deklaratë të të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili kishte thënë se me kryeministrin Albin Kurti, a pa të, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të krijohet. Konjufca ka paralajmëruar edhe protesta, duke shprehur edhe gatishmërinë e tij që ta lë karrigen e krykuvendarit për ta ndalur Asociacionin.
Mirëpo, Konjufca tha se këtë çështje e sheh ndryshe nga Escobari.
Ai ka thënë se nuk është theksi te Kurti, por sipas tij, pa kryeministrin e Kosovës Asociacioni nuk mund të bëhet.
Nuk e kisha shtru çështjen si z. Escobar. Nuk është çështja me Kurtin a pa Kurtin, por pa kryeministrin e Kosovës Asociacioni nuk bëhet. Mirë pra, vjen një kryeministër tjetër, por pa kryeministrin e Kosovës nuk bëhet”, ka thënë Konjufca në DPT te Fidani në T7, raporton Gazeta Express.
“Nëse kryeministri dhe presidenti i Kosovës nuk e pranojnë një asociacion mono-etnik, ai kurrë nuk ka me u bë. Nëse një kryeministër e ndryshon qëndrimin, unë mendoj që prapë është vështirë me u bë, sepse dikush gjithmonë e organizon popullin për me ndalë”, ka shtuar ai.
Madje, Konjufca ka thënë se është i gatshëm ta lë karrigen dhe të dalë në rrugë për ta ndalur krijimin e Asociacionit mono-etnik dhe me kompetenca ekzekutive.
“Unë nëse nuk jam në këtë karrige, jam në rrugë për me ndalë këtë punë”, ka thënë ai
“Unë po të kallxoj, që për me mbrojtë interesin e Kosovës, të shtetit tonë, qysh unë e kuptoj, e kam mëndu që, Serbia masi e ka humbur Kosovën me tankse, me ushtri e polici, veç një qëllim e ka: me na lënë një shtet jofunksionale me autonomi territoriale që e kontrollon Kosovën”, ka deklaruar Konjufca.

TĂ« tjera
-
Hoxhaj: Kur Kurti tha se ka Asociacion vërtetoi mashtrimin që e ka bërë në 13 vitet e fundit
Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj ka komentuar deklaratën e djeshme të kryemini...
-
Sllovakia ia dërgon Ukrainës katër avionët e parë luftarakë MiG-29
Sllovakia ia ka dorëzuar Ukrainës katër avionët e parë luftarakë MiG-29, nga ...
-
Ambasadori amerikan në BE: E rëndësishme që Kosova ta zbatojë propozimin evropian
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bashkimin Evropian, Mark Gi...
-
Ambasadori Hill: Po bisedohet për një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit, për të sqaruar disa gjëra
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se Asociacioni i komunave...
-
Hoti: Koalicioni Kurti-Osmani i mashtroi njerëzit, duhet të dalin edhe njëherë para qytetarëve
Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti thotë se qytetarët e Kosovës janë mashtruar ...
-
Abdixhiku, Kurtit: LDK është lumë vet dhe i fuqishëm
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka reaguar kryem...
-
Kuçi: Me protestë e kërkojmë dorëheqjen e Kurtit
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, sonte në emisionin “Rubikon” me Adriatik Ke...
-
Paçarizi: Serbët dolën nga institucionet sepse Kurti donte të bënte filma me targa
Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka folur për situatën që është krijuar me...
-
Abdixhiku: Nuk e kam pritur që vjen dita të bëhen bashkë kundër meje e LDK-së Skender Hyseni dhe Albin Kurti
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur ish-zyrtarit të LDK-së,...
-
Gashi, Kurtit: Keni shkelur Zajednicën për të ndërtuar autonomi territoriale
Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së e mori fjalën në seancën plenare të Kuve...
-
Raci: Nuk duhet që Kuvendi i Kosovës të bëhet si Kuvendi i Shqipërisë
Analisti politik, Gazmir Raci, deklaroi se nuk do që Kuvendi i Kosovës të bëh...
-
Kthimi kah Kibla, zhegrasit u falën gabim me dekada
Banorët e Zhegrës së Gjilanit, për disa dekada kur u falën nuk u kthyen kah k...