Fokus

Konjufca: Me Vjosa Osmanin shpejtë do të kemi fitore të paparë në historinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 08 September 2020

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca po thotë që në bashkëpunim me Vjosa Osmanin, do të ketë fitore të paparë në historinë e Kosovës.

Këtë e tha në një konferencë për media, kur u pyet nëse Osmani do të kaloj në partinë e Kurtit, shkruan Gazeta Infokus.

Megjithatë, Konjufca nuk ka thënë që Osmani do të kaloj në Vetëvendosje, por sipas tij, ajo tashmë do të jetë e papenguar dhe pa shantazhuar nga kolegët e saj të deritanishëm në LDK.

-Advertisement-

Kësisoj, Konjufca ka thënë që VV e ka të shtrirë dorën e bashkëpunimit për kryeparlamentaren.

Mund të them që është e paprecedentë në Republikën e Kosovës nëpër çka ka kapërcy Vjosa Osmani të përjetosh një përçmim të tillë nga partia jote derisa të vendosin kandidate për kryeministre e të ndodhë një përjashtim i tillë është e pafalshme dhe për çdo person që ka një minimum të dinjitetit njerëzor është e pa tolerueshme. Kështu që është e kuptueshme prej qytetarëve pakënaqësia e Vjosa Osmanit, një njeri ndjehet e tradhtuar nga kolegët e bashkëpunëtorët që kur ju duhet e qesin para qytetarëve e pastaj fillojnë ato procedurat e gjyqeve brenda partisë për të përjashtuar e me ta tregu vendin. E kjo i ka ndodhë znj. Osmani ajo e ka shprehë kritikën e saj ndaj kryesisë së LDK-së, kryetarit Mustafa e krejt që i ka thënë mendoj që përafërsisht i mendojnë edhe qytetarët e Kosovës. Osmani e ka ndërtu profilin politik me mundin e saj, e me atë që e kam përcjell e ka shpreh idenë që të vazhdoj alternativën e vet që e ka shpjegu para qytetarëve pa këta njerëz që po e pengojnë dhe e kanë tradhtuar por ajo nuk ka thënë diçka të tillë që do të vije në Vetëvendosje. Ajo na ka përmendur veç në kontekstin e bashkëpunimit që do të ndodhë e mendoj që ajo do ta vazhdoj rrugën e saj e patrembur, e pakushtëzuar prej kolegëve të saj partiak, e ka dorën e shtrirë nga ana e Vetëvendosjes për bashkëpunim që mendoj se do të jetë çelësi i një fitore të paparë në historinë e pasluftës së Kosovës, kur kjo mundësi shpejtë do t’i jepet qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Konjufca./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera