Lajme

Konjufca me fjalim emocionues: A nuk është baci Rifat definicioni i heroit të gjallë?

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 06 March 2023

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka folur në seancën solemne të Kuvendit për Epopenë e UÇK-së.

Me një fjalim emocionues, me detaje interesante, Konjufca fillimisht ka thënë se luftën si ajo e familjes Jashari nuk e njeh as historia e botës.

“Lufta e Prekazit është ngjarje e pashembullt jo vetëm në historinë tonë. Një të ngjashme nuk e njeh as historia e botës. Familja e gjerë Jashari, tre breza në kullën e tyre, në tokën e lashtë nga baci Shaban e deri te Blerimi i vogël e shpallën lirinë e popullit tonë dhe e mbrojtën atë deri në vetëflijim. Lufta e tyre ishte legjendare. Sakrifica sublime, saqë kombi shqiptar kaloi në një dimension tjetër të vetëdijes”, tha Konjufca.

-Advertisement-

“Kur flasim për Jasharajt, lavdia e të gjallëve është jo më e pakët se e të rënëve. Besarta mbijetoi për ta ndarë me ne qëndresën legjendare dhe flijimin e familjes së saj. Zoti u kujdes që dëshmia të jetojë. Shpesh më del para syve momenti kur baci Rifat kthehet në Prekaz mes varreve të freskëta. Me atë ecje titanike ai barte mbi supet e tij, krejt dhimbjen tonë historike por edhe krenarinë tonë më të madhe.

“Kishte humbur 55 anëtarë të familjes prej tyre gruan dhe 4 fëmijët e tij. Ishte ai që i ngushëllonte të tjerët, familjarët e gjallë, ushtarët e UÇK-së e bashkëfshatarët. Vetëm për 1 minutë mundohuni ta zini vendin e bacit Rifat dhe më thoni a nuk është ky definicioni i heroit të gjallë”, tha Konjuca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera