Lajme

​Konjufca: Mbretëria e Bashkuar ka pasur dhe vazhdon të ketë rol në çlirimin dhe rimëkëmbjen e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 14 February 2022

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga këshilltarët, ka pritur sot në takim deputetin e Parlamentit Britanik njëherësh i Dërguar i Kryeministrit për Tregti në Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers, i cili shoqërohej nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abott.

Nga zyra e Kuvendit të Kosovës thonë se në takim, ndër të tjera, u bisedua për zhvillimet politike, bashkëpunimin ndërparlamentar, atë ekonomik dhe tregtar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kryetari Konjufca ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit, si dhe në rrugën e zhvillimit dhe të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar.

-Advertisement-

“Mbretëria e Bashkuar ka pasur dhe vazhdon të ketë rol të veçantë në çlirimin, pavarësinë, rindërtimin dhe rimëkëmbjen e Kosovës. Bashkë me miqtë, shteti ynë ka shënuar arritje të mëdha dhe në partneritet me ta do të ecën drejt objektivave të së ardhmes”, ka thënë Kryetari i Kuvendit, duke kërkuar përkrahjen e mëtejme për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Deputeti Vickers e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, si dhe përkushtimin për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera