Lajme

Konjufca lëshon mbledhjen e Kryesisë së Kuvnedit në mënyrë demonstrative!

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 20 September 2017

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca e ka lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës në shenjë pakënaqësie pas refuzimit të kërkesës së deputetëve opozitarë për seancë të jashtëzakonshme.

Më të dalë nga kjo mbledhje e cila ka nisur saktësisht nga ora 11:30, Konjufca i është drejtuar gazetarëve duke sqaruar arsyen e largimit.

“Unë u largova nga mbledhja në shenjë demonstrative, pasi që kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, nuk u pajtua me idenë që seanca të mbahet pas nënshkrimeve të mbledhura nga opozita”, tha ai.

-Advertisement-

Tutje, Konjufca ka thënë se seanca e jashtëzakonshme me kërkesë të deputetëve nga partitë opozitare të Kuvendit të Kosovës është dashur të thirrej ditën e hënë. E me mos thirrjen e seancës në atë ditë, Konjufca konsideron se kryekuvendari Kadri Veseli, ka bërë shkelje.

“Unë i thash Kadri Veselit se ju po dëshironi t’ia merrni instruimentin e demokracisë opozitës që të thërret seancë kur të do”, ka deklaruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera