Konjufca lëshon mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 12 December 2017
Shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit në shenjë pakënaqësie me vendimin e Kryesisë që Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asociim që do të formohet në Kuvend ta udhëheq Partia Demokratike e Kosovës.
Konjufca tha se u vendosë në mënyrë jodemokratike për udhëheqjen e Komisionit që do ta mbikëqyr zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
“Në të gjitha bisedat që kemi pasur ne jemi marrë vesh që ky Komision të udhëhiqet në mënyrë politike, këtu u vendos me mbivotim”, tha Konjufca, duke shtuar se do të jenë në situatë ku Xhavit Haliti nga PDK do të jetë udhëheqës i delegacioneve ma të rëndësishme të Kuvendit, atë të delegacionit në NATO, Parlment Evropian dhe Këshillin e Evropës.
“Kjo është e gërditshme që nënkryetari i PDK t’i udhëheq tre delegacione ma të rëndësishme sa i përket relacionit të Parlamentit me institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare”, tha Konjufca, raporton Telegrafi.
Ai tha se këto tri delegacione për në këto institucione ndërkombëtare duhet të ndahen në mes tri subjekteve më të madhe politike, VV, PDK dhe LDK-së.
Konjufca tha se një ndarje e tillë mes pozitës dhe opozitës është praktikë e vendeve demokratike dhe këtë siç tha ai e ka përkrahur edhe Ulrike Lunacek.
Ai tha se meqenëse pozita i ka 61 vota, po dëshirojnë që përmes votimit ta marrin udhëheqjen për veti. “Kjo nuk e forcon shtetin e Kosovës.. Ne do ta ngrisim këtë edhe në nivele më të larta”, tha Konjufca.
Ndryshe, pikë e rendit të ditës së Kryesisë së Kuvendit ishte formimi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...