Lajme

Konjufca: LDK po synon ta ngrit pazarin

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 30 June 2017

Glauk Konjufca, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur rreth rezultateve finale të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Konjufca ka thënë se Lidhje Demokratike e Kosovës dhe koalicioni saj po “bëjnë naze” rreth një marrëveshje të mundshme qeverisje me LDK-në.

“LDK-ja po bën lëvizje taktike për të ngritur pazarin rreth kryeministrit. Do të ishte më e mira që LDK-ja të kuptoj që ne nuk bëjmë pazare”, ka thënë Konjufca për emisionin “Kontakt”.

-Advertisement-

Ai më tutje ka pohuar se nëse do të vjen deri te një koalicion me LDK-në, atëherë në qeveri nuk kanë vend njerëzit të cilët kanë qenë të korruptuar.

Një ndër ta është edhe Skender Hyseni, ministër në largim i Punëve të Brendshme, i cili ka bërë dëme të mëdha shtetit tonë, ka pohuar ndër të tjerash Konjufca.

Ky i fundit ka thënë se me PDK-në në pushtet nuk ka reforma në asnjë sektor të shtetit.

“Nëse PDK-ja është pushtet në mundesh me bë reforma. Shembull reforma në drejtësi nuk mund të bëhen me njerëzit që e kanë kap gjyqësorin. Njerëzit e PDK-së janë bërë milioner”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera