Lajme

Konjufca: LDK-ja po na kushtëzon, mund të shkojmë përsëri në zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 03 December 2019

Glauk Konjufca, deputeti i VV-së folur për takimin në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës në të cilin nuk u arrit marrëveshja për koalicion.

Ai tha se nëse LDK-ja na kushtëzon mund të shkojm prapë në zgjedhje, shkruan gazeta inFokus.

Konjufca tha se ata po i kushtëzojnë duke menduar s ejanë fitues të zgjedhjeve e madje po bëjne edhe pazare.

-Advertisement-

“Për mua dhe këtë shpjegojani çdo shkencëtari të shkencave politike, dhe thoni çka i bjen kjo, ata do të thonë se kjo parti politike nuk e paska kuptu rezultatin  e 6 tetorit. Veprojnë se sillen si 6 tetori mos me pasë ndodhë ata mendojnë se janë të pazëvendësueshëm dhe ky mendim nuk është i shëndetshëm. Ne kryeparlamentarin mund ta diskutojmë, por presidentin pse nuk e kuptojmë, pse duhet me diskutu”, tha Konjufca.

Ai tha se negociatat mes liderëve të këtyre dy partive zgjatën 1 orë e pasi që u diskutuan të gjitha proceset Isa Mustafa për mëndi postin e presidentit ku edhe u zhgëbjye Albin Kurti që sipas Konjufcës ai u mundua të ia sqaroj se kjo nuk duhej të diskutohej.

“Kur është përmend kjo çështje, Albin Kurti ia ka shpjeguar pak a shumë qysh po e shpjegoj unë, me njëfarë habie pse po diskutohet kjo, dhe ai e ka kushtëzuar Albin Kurtin në njëfarë mënyre. LDK ka thënë tërësisht ministritë e barabarta, dy pozitat kryesore dhe të zgjedh vet i pari ministritë. Për një orë është zgjedh gjithçka, 5 ministri për LDK e VV, edhe janë nda, ata e kanë marrë ministrinë e brendshme. Kur LDK ka thanë që për këtë punën e Presidentit të gjitha këto tjerat bien në ujë, atëherë ka qenë befasi. Jemi pajtu deri në atë pikë që me ia dhanë edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, derisa erdhi te kjo”, tha Konjufca, në T7./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera