Lajme

Konjufca: Ky nëntor i gjen bijtë e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit të bashkuar rreth idealeve kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 28 November 2021

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar shqiptarët me rastin e festave të nëntorit.

Konjufca përmes një postimi në Facebook ka shkruar se sot 28 nëntori i gjenë bijtë e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit të lirë dhe të bashkuar rreth idealeve kombëtare.

“Të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, punojnë e veprojnë, ua uroj nga zemra 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë.

-Advertisement-

Kjo festë e unitetit dhe ky Nëntor i identitetit, rrënjët i ka në luftën dhe sakrificën e brezave të tërë të shqiptarëve për t’ia dhënë kahjen e duhur historisë sonë të lavdishme drejt lirisë. Sot 28 Nentori i gjenë bijtë e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit të lirë dhe të bashkuar rreth idealeve kombëtare.

Gëzuar 28 Nëntorin”, ka shkruar Konjufca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera