Lajme

Konjufca kujton Konushefcin dhe Malajn: Ata ishin simboli i besnikërisë, guximit dhe humanizmit

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 09 May 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të martën ka kujtuar gjeneralmajorin Ilir Konushevci dhe doktor Hazir Malajn, në 25 vjetorin e rënies së tyre, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, i pari i Kuvendit ka thënë se Konushefci dhe Malaj, lanë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive.

“Si dy figura të respektuara në mesin e ushtarëve të UÇK-së dhe popullit të Kosovës, ata ishin simboli i besnikërisë, guximit dhe humanizmit.

-Advertisement-

Iliri ishte një nga themeluesit kryesor të UÇK-së në Llap dhe rënia e tij në pritë ishte një humbje e madhe në luftën tonë për liri.

Me të, ishte edhe mjeku i ndershëm dhe i përkushtuar, Dr. Hazir Malaj i cili do të mbahen mend për misionin e tij humanitar në shërbim të atdheut”, ka shkruar Konjufca.
E në kujtim të tyre, ai thotë se “jemi të vendosur dhe përkushtuar që të vazhdojmë rrugën e tyre të drejtë”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera