Konjufca: Kriminelët e rekrutuar nga burgjet serbe vranë mbi 120 civilë në fshatrat e Pejës
Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 14 May 2023
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kujtuar sot martirët e fshatrave të Pejës, të cilët më 14 maj të vitit 1999 u bënë cak i masakrës çnjerëzore të forcave gjenocidale të Serbisë.
Sipas tij, kriminelët e rekrutuar nga burgjet serbe në grupin paramilitar “Çakallët”, si pjesë kyçe e aparatit ushtarak të regjimit serb dhe gjenocidit të kryer në Kosovë, në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me ushtrinë dhe policinë serbe vranë në mënyrë kriminale mbi 120 civilë të paarmatosur shqiptarë në fshtatin Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan.
“Këta martirë janë pjesë e gjithë atyre të rënëve që e paguan lirinë dhe pavarësinë me jetën dhe sakrificën e tyre. Nderimi ndaj tyre është njëkohësisht zotim për të mos reshtur përpjekjet e përparimit në çdo sferë, duke përqafuar aspiratën që e trashëgojmë prej tyre dhe në emër të sakrificës së tyre sublime”.
“Liria që ata mundësuan i bën martirë të paharrueshëm, por krimet ndaj tyre dhe kriminelët serbë që kryen akt gjenocidi dhe krime kundër njerëzimit akoma nuk janë ndëshkuar”.
Tutje, Konjufca ka shtuar se në kohën kur Republika e Kosovës i nderon të rënët për liri, Serbia mbron kriminelët e saj, për ta fshehur të vërtetën e saj gjenocidale.
“Përkushtimi ynë do jetë gjithnjë i pandalshëm deri kur liria që erdhi të sjellë edhe drejtësi për të gjithë të masakruarit e regjimit serb në Kosovë, drejtësi që vjen përmes ndëshkimit të krimeve makabre të Serbisë, përmes ndëshkimit ndaj atyre që planifikuan, urdhëruan dhe zbatuan gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit në Kosovë”.
Të tjera
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...