Lajme

Konjufca: Kosova nuk mund të kushtëzohet nga Serbia për zgjedhjet ne veri

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 14 April 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka theksuar se Kosova nuk mund të kushtëzohet nga Serbia për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës më 23 prill.

Kryeparlamentari Konjufca theksoi se për këtë çështje ka pasur një kompromis dhe se zgjedhjet një herë janë shtyrë me rekomandim të bashkësisë ndërkombëtare.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se kanë marrë garanci nga ndërkombëtarët se zgjedhjet nuk do të shtyhen më shumë se njëherë dhe se kjo çështje sipas tij ka përfunduar.

-Advertisement-

“Ka qenë pozitiv qëndrimi i QUINT-it dhe i bashkësisë ndërkombëtare që pa pjesëmarrjen e partive politike serbe në zgjedhjet të cilat janë paralajmëruar më 23 prill nuk ka formim të Asociacionit. Pra, qëndrimi ka qenë që nuk ka Asociacion pa pjesëmarrje e tyre në zgjedhje dhe mendoj se Kosova nuk ka nevojë fare të lëvizë para se të ketë zhvillime në këtë drejtim. Kështu që ne nuk mund të kushtëzohemi prej Vuçiqit, Beogradit dhe Serbisë që ata të vendosin se kur të ketë zgjedhje ose jo në Kosovë. Zgjedhjet janë caktuar dhe një kompromis i më hershëm ka ndodhur, zgjedhjet janë shtyrë një herë me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare dhe ne kemi marrë garancinë prej tyre që nuk do të shtyhen më shumë se një herë”, theksoi Konjufca.

Sa i përket sigurisë dhe kërcënimeve të Serbisë, Konjufca theksoi se në veri të vendit Policia e Kosovës duhet me vepruar konform ligjeve në fuqi. Ai tha se ata që paralajmërojnë dhunë duhet të mbajnë përgjegjësi.

Ai shtoi se Kosova do të refuzojë çfarë do tendence të Serbisë./KP/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera