Konjufca kërkon më shumë angazhim për të drejtat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian
Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 07 September 2023
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot mori pjesë në Festivalin Multikulturor “Le të festojmë ngjashmëritë tona”, organizuar nga Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve (VORAE).
Duke folur para të pranishmëve, ai kërkoi që të punohet më shumë dhe të luftohen padrejtësitë eventuale ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, për një mirëqenie dhe arsimim më të mirë.
“Secili i gëzojmë të drejtat tona kushtetuese. E gëzojmë të drejtën për të qenë të barabartë para ligjit, e gëzojmë të drejtën për të pasur qasje në ato që janë arritjet më të mëdha të njerëzimit dhe janë universale, sikur e drejta për arsim, e drejta për shëndetësi, e drejta për mbrojtje sociale. Mirëpo, nëse i shohim këto të drejta dhe nëse i shohim statistikat në Republikën e Kosovës, atëherë ne vijmë te disa rezultate që mua nuk më duken të kënaqshme”, tha kryetari Konjufca.
Sipas rezultateve dhe përfundimeve të nxjerra, komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian kanë mirëqenie dhe mbrojtje më të dobët sociale nga ana e institucioneve, ndërsa fëmijët e tyre, sidomos vajzat, kanë qasje më të pakët në arsim.
Kreu i Kuvendit theksoi se bashkërisht duhet identifikuar të gjitha mangësitë, edhe të institucioneve, në mënyrë që askush nga pjesëtarët e këtyre komuniteteve në Republikën e Kosovës të mos ndihet i diskriminuar. Ai u shpreh optimist se së bashku do të arrihet të tejkalohen këto mangësi.
Pas fjalimeve kryetari Konjufca bashkë me shefen e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Beate Elsasser, ndanë çmimin “Joana nga Kosova” për disa nga personalitetet që punojnë për përfshirjen dhe integrimin e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian në shoqërinë e Kosovës: aktivisten Elizabet Gowing, deputeten Eliza Hoxha, si dhe aktivistet Florenta Kadriu, Medina Dauti dhe Riola Morina.
Të tjera
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...