Lajme

Konjufca: Kemi humbur 50 milion euro toka

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 23 February 2018

Në seancën e sotme të Kuvendit te Kosovës ne të cilën pritet të bëhet ratifikimi i marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se Republika e Kosovës ka humbur 50 milionë euro toka të territorit.

“Nëse ne duhet të lëvizim pa viza atëherë duhet ta vendosim në votim këtë marrëveshje sa më shpejt sepse më shumë esenciale për Lëvizjen “Vetëvendosje”, është territorit sesa liberalizmi i vizave, sepse ne kemi humbur 50 milion euro territor”, u shpreh Konjufca.

Ai gjithashtu ka pyetur kush e ka penguar këtë marrëveshje deri tani dhe ai që e ka nënshkruar gabim duhet ti marrë përgjegjësitë e jo opozita./INFOKUSI

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera