Konjufca: Ka raste kur edhe politikanët s’kanë arritur te jenë shembull i mirë i luftimit të gjuhës së urrejtjes
Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 20 September 2023
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në tryezën me temën “Gjuha e urrejtjes në diskursin publik”, organizuar nga Zyra e Këshillit të Evropës në Kosovë.
Gjatë fjalës së tij Konjufca tha se sot gjuha e urrejtjes është një fenomen global i cili po sfidon secilin shtet të botës, pavarësisht nivelit të zhvillimit demokratik, raporton Klan Kosova.
Ai tha se Kosova si shtet i ri dhe demokratik është duke u përballur me përhapje të hovshme të gjuhës që nxit urrejtje dhe që cenon dinjitetin njerëzor dhe integritetin e tij.
Me këtë rast kreu i Kuvendit potencoi se ka raste kur edhe politikanët nuk kanë arritur te jenë shembull i mirë i luftimit të gjuhës së urrejtjes.
“Konsideroj se përgjegjësia bie mbi çdo përfaqësues politik, që jo vetëm ta dënojmë gjuhën e cila nxit urrejtje, por edhe t’i ftojmë mbështetësit dhe qytetarët për tolerancë dhe mirëkuptim, pavarësisht dallimeve që kemi në mendime, në qëndrime dhe në përfaqësimin e vlerave të ndryshme”, tha kryetari Konjufca.
Edhe pse Kosova sipas kryetarit Konjufca në përgjithësi ka legjislacion të avancuar në këtë drejtim, përvoja e deritashme ka dëshmuar nevojën për t’i përforcuar mekanizmat.
“Kuvendi i Kosovës aktualisht është në procedurë të hartimit të Kodit të Etikës, dhe do t’u ndihmojë përfaqësuesve të popullit në krijimin e praktikave demokratike të komunikimit, në mënyrë që ato të jenë me të kontrolluara, më të standardizuara dhe të mos lejojnë përdorimin e shprehjeve të tilla, që më vjen keq që ndonjëherë do të mund t’i keni dëgjuar edhe në Kuvendin e Kosovës”, u shpreh kryetari Glauk Konjufca.
Kryetari Konjufca u bëri thirrje të gjitha shtyllave të shtetit që bashkërisht të krijojnë klimë të përshtatshme për secilin qytetar të Kosovës e sidomos për ata që kanë qenë viktima të gjuhës së urrejtjes, që t’u ofrohet mundësia e raportimit sa më të shpejtë të rasteve në organet e drejtësisë.
Në lidhje me këtë temë në tryezë foli edhe shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, Avokati i Popullit Naim Qelaj, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe aktivistë të shoqërisë civile.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...