Lajme

Konjufca: Ka ngecje në dialog, fajtore është Serbia

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 11 May 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se ka ngecja në dialogun Kosovë – Serbi, derisa ka thënë se fajtore është kjo e fundit.

Konjufca në një intervistë për RTV 21, ka thënë se Serbia qëllimshëm po e keqlexon marrëveshjen e Ohrit.

Sipas tij, Serbia po tenton që gjithçka që ka të bëjë me territorin e Kosovës, ta kthejë në kushtëzim.

-Advertisement-

“Kemi ngecje në mënyrën se si po e lexon marrëveshjen Seria, po dëshiron që gjithçka që ka të bëjë me territorin dhe veriun ta kthejë në kushtëzim. E dëgjova para 4 ditëve, Vuciq tha se pa u themelu Asociacioni nuk shkoj në dialog. Ky është perceptim i gabueshëm i dialogut”, ka thënë ai.

Kryetari i Kuvendit, u shpreh se është gabim qasja e Serbisë dhe e presidentit Aleksandër Vuçiq, i cili e kërkon formimin e Asociacionit, por e injoron pjesën tjetër të marrëveshjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera