Konjufca i rrëfehet homologut austriak për Serbinë: Po kërkon Republikë serbe në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
13:58 | 08 May 2023
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, i ka garantuar homologut austriak Wolfgang Sobotka se Kosova është e gatshme të pranojë dhe zbatojë marrëveshjet me Serbinë.
Pas takimin në një konferencë për medie, Konjufca pohoi si i ka thënë austriakut se kërkon me ngulm një Republikë serbe brenda Kosovës.
Madje sipas tij, për shkak të presionit nga krerët e shtetit të Serbisë, serbët e veriut nuk morën pjesë në zgjedhjet e 23 prillit.
Madje Konjufca, duke folur për luftën në Ukrainë dhe mosdënimin e agresionit rus nga Serbia, u shpreh i shqetësuar se Serbia po e destabilizon jo vetëm Kosovë, por edhe rajonin.
“Me kryetarin i ndamë edhe shqetësimet tona në lidhje me sfidat që i ka bota dhe rajoni, folëm edhe për agresionin e Rusisë, ja shpjegova zotit se shteti i Kosovës e ka dënuar agresionin e Rusisë dhe është në përputhje me BE në përkrahje të lirisë dhe sovraniteti të Ukrainës. Ja ngrita shqetësimin për sjelljen e papranueshëm të shteti Serb jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon”.
“Kosova me shumë vullnet të mirë e pranoj marrëveshjen, por ne jemi dëshmitar se Serbia e lexon ndryshe marrëveshjen nga ajo që e lexon Kosova. Kjo marrëveshje është e ndërtuar në dy shtylla, e para është njohja de facto e Serbisë për Kosovën, kjo është shtylla substanciale. Të sillesh si Serbia që ta hedhesh poshtë këtë, e kërkon me ngulm një Republika Serbska brenda Kosovës. Serbia duke i bërë thirrje Listës Serbe që të mos marr pjesë në zgjidhej nuk i kontribuon rajonit shkakton nxitje për destabilizim të situatës”, tha ai, EO.
“Isha shumë i nderuar që ta pres në shtetin tonë mikun e madh të republikës sonë, kryetarin WEolfgang Sobotka. E patëm një bisedë shumë miqësore dhe të ngrohtë, ngritem shumë çështje të bashkëpunimit në mes vendeve tona dhe nevojës së thellimit të bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve. E falënderova kryetarin për mbështetje që e jepe Austria në të gjitha proceset, e specifikisht për mbështetjen për liberalizimin e vizave”.
“Të gjithë e dimë si popull se Austria i qëndron Kosovës gjithmonë pranë në sfidat që i kemi dhe proceset që i kemi si shtet për anëtarësim”.

T� tjera
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...

































