Konjufca fton afaristët gjermanë të investojnë në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 29 April 2022
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, takoi sot një grup të afaristëve të Gjermanisë, të cilët janë duke qëndruar për vizitë në Kosovë.
Gjatë bashkëbisedimit me afaristët gjermanë, kryetari Konjufca tha se Kosova e sheh Gjermaninë si partner të rëndësishëm për investime dhe vlerësoi se nëpërmjet legjislacionit mund të kontribuohet për ardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë.
Në takim, kreu i Kuvendit përmendi edhe ndihmën që Gjermania i ka ofruar popullit të Kosovës gjatë viteve nën okupim të regjimit serb dhe gjatë luftës së vitit 1999.
Konjufca theksoi domosdoshmërinë që të krijohen vende pune në Kosovë, prandaj partneriteti me Gjermaninë është i rëndësishëm.
“Papunësia në Kosovë tradicionalisht ka pasur një përqindje bukur të lartë. Pikërisht për këtë arsye edhe migrimi është shumë i madh. Është e domosdoshme për ne që të krijojmë vende të punës në Kosovë, por për ta arritur këtë është i nevojshëm absorbimi i investimeve në vendin tonë, prandaj ju shohim si partnerë shumë të rëndësishëm”, tha kryeparlamentari Konjufca.
Para afaristëve gjermanë Konjufca theksoi se të gjitha vendet demokratike duhet të jenë sa më të bashkuara në vitet e ardhshme, në mënyrë që të tejkalohen krizat, të cilat do të jenë si pasojë e agresionit të Rusisë në Ukrainë.
“Agresioni i Rusisë në Ukrainë po tregon se në vitet e ardhshme e gjithë bota do të përballet me një krizë e cila do ta prekë edhe vendin tonë, por së bashku do ta kalojmë çdo sfidë”, tha Konjufca.
Kryesuesja e delegacionit të afaristëve gjermanë, Sarna Roser, duke folur për përparimin e Kosovës në aspektin ekonomik, tha se kjo vizitë do të nxisë afaristët e rinj që të vijnë të investojnë në Kosovë.
Ajo shtoi se gjatë vizitës do të takohen edhe me përfaqësues të tjerë të institucioneve dhe përfaqësues të bizneseve kosovare, për të parë mundësitë e investimeve në Kosovë.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.
Të tjera
-
IKD-ja publikon raportin “Shteti neglizhon harmonizimin e pensioneve me koston e jetesës”
Instituti i Kosovës për Drejtësi së bashku me Shoqatën e Pensionistëve organi...
-
Si i shpenzoi BE gabimisht 10.7 miliardë euro?
Bashkimi Evropian shpenzoi gabimisht rreth 10.7 miliardë euro në vitin buxhet...
-
Obama në fushatë për të mbështetur Harris
Ish-Presidenti Barack Obama foli me tone të zjarrta kundër kandidaturës së is...
-
38 tornado pasuan uraganin ‘Milton’ në Florida, raportohen 11 viktima
Uragani ‘Milton’ goditi Floridën të mërkurën, duke lënë pas disa të vdekur dh...
-
Grupi Parlamentar i LVV-së sot me konferencë për media
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje sot do të mbajë konferencë për medi...
-
Ulutash sot ia dorëzon komandën e KFOR-it Barduanit
Sot mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it në Kosovë. Gjenera...
-
Kuvendi mbanë senacë të jashtëzakonshme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sot në një seancë të jasht...
-
Moti sot i vranët e me riga shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i v...
-
Kujtim Shala për audio-incizimin Kusari-Lila – Radojçiq: Rrezikon sigurinë nacionale
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka folur për audio-i...
-
Bisedat me Radojiçiq, Duda Balje thotë se nuk duhet të ngarkohet veç Mimoza Kusari: Nuk e ka bo vetë, por me njerëz që i ka mbrapa
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se nuk duhet të ngarkoh...
-
Ali Ahmeti viziton familjen e Haxhi Shalës, pas vdekjes së babait
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka qendruar për vizitë në Kosovë. Ai ka sh...
-
Çka punojnë dhe sa paguhen qytetarët e Kosovës në Gjermani?
Sektorët e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit në Gjermani punësojnë pjesën...