Lajme

Konjufca flet për opozitarizmin e LVV-së: Pandemia na ka dëmtuar shumë

Autori: Gazeta inFokus 21:09 | 26 October 2020

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, njëherit nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në një debat televiziv në “Syri televiziv”, ka folur për mëryen e të bërit opozitë. Ai ka thënë se vetëm një opozitë është në Kosovë dhe ajo është Vetëvendosja, të gjitha interpelancat është duke i bërë VV-ja, këta tjerët që janë në opozitë, janë duke bërë negociata që të hyjnë në qeveri.

“Pandemia ka ndikuar që VV të jetë më e butë, sepse e ka ndryshuar jetën e botës dhe mënyrës e aktiviteteve personale, zyrtare dhe private. Pandemia e ka dëmtuar më së shumti Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen, sepse burimi i fuqisë së saj e ka në kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarët”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se pandemia Albin Kurtit i ka kufizuar aktivitetin, sepse ai ka kontaktuar rreth 100 qytetarë në ditë.

-Advertisement-

“Prej marsit më shumë jemi të koncentruar në aktivitet paraletrare, konferencat për media, për të reaguar në gjithçka çka shohin, në denoncimin e skandaleve të përditshme të kësaj qeveri”, theksoi Konjufca.

Ai ka folur edhe për mungesën e figurave kryesore të VV-së në Parlament, sipas tij mungesa e figurave kryesore edhe mund të vërehet, si një lëvizje është ndërtuar që të jetë përtej dy ose tri figurave, që pa ta nuk mund të funksion

“Kjo e ka ndikimin e vet, që katër figurat më të votuara të mos jenë në kuvend dhe të mos kenë asnjë funksion në institucione. Më shumë qytetarët e shohin si dhunim i asaj që katër njerëzit më të votuar të mbetën jashtë, pra ata po mbesin të pa përfaqësuar”,tha Konjufca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera