Lajme

Konjufca: Filozofinë politike të Ukshin Hotit ta kthejmë në doktrinë politike

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 16 May 2021

Në 22 vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca,  ka qëndruar në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, ku ka vendosur lule pranë bustit dhe ka vizituar shtëpinë muze të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare.

Konjufca ka thënë se  Ukshin Hoti e ka ndarë fatin me popullin e tij.

“Ukshin Hoti nuk ka qenë një intelektuar i mbyllur i zyreve. Ai ka qenë intelektual, i cili e ka ndarë fatin me popullin e vet në kohët më të vështira. Ai ka kaluar nëpër të gjitha rrugët e mundshme prej viteve të shtatëdhjeta, nëpër të cilat ka kaluar kombi shqiptar. Ky është patrioti i vërtetë, ky është intelektuali i vërtetë që nuk i bën bisht fatit, por i cili është aty pikërisht ku është populli i vet”, theksoi kryekuvendari Konjufca.

-Advertisement-

Kreu i Kuvendit theksoi se institucionet duhet ta kenë detyrë që jo vetëm të bëjnë homazhe për Ukshin Hotin, por ta kthejnë në metodë të veprimit dhe doktrinë politike mendimin dhe filozofinë politike që e ka lënë trashëgim Ukshin Hoti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera