Konjufca falënderon Luksemburgun për mbështetjen dhënë Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 12 September 2024
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, takon Kreun e Misionit të Ambasadës së Dukatit të Madh të Luksemburgut në Prishtinë.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka falënderuar kreun e Misionit të Ambasadës së Dukatit të Madh të Luksemburgut në Prishtinë, Eric Dietz dhe përfaqësuesit e LuxDev, Agjencisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim të Luksemburgut, për donacionin që Dukati i Madh i Luksemburgut ka dhënë për Kuvendin, përkatësisht pajisjet digjitale moderne të sallës plenare.
I pari i Kuvendit vlerësoi lart mbështetjen që Dukati i Madh i Luksemburgut ka dhënë për Kosovën në vazhdimësi, përderisa investimin e fundit në Kuvend e konsideroi tejet të nevojshëm, i cili tha se do të ndihmojë në funksionalitetin e mëtejmë të punës së Kuvendit dhe rritjen e transparencës.
“Duke shprehur kënaqësinë për investimin e realizuar, Eric Dietz, nga ana e tij theksoi gatishmërinë e shtetit që përfaqëson për të mbështetur Kosovën në të gjitha proceset e saj zhvillimore dhe qeverisjen demokratike”, thuhet në njoftim.
Pas takimit, Konjufca dhe Dietz vizituan bashkërisht ambientet e sallës plenare dhe panë nga afër pajisjet e instaluara.
Në hapje të seancës plenare kryetari Konjufca informoi deputetët lidhur me instalimin e pajisjeve të reja dhe po ashtu falënderoi ambasadorin Dietz, i cili ishte prezent gjatë në hapje të sesionit vjeshtor të punës së Kuvendit.
Sistemi i instaluar përfshin njësitë qendrore të kontrollit, njësitë e kryesuesve dhe deputetëve, si dhe një sistem të integruar votimi dhe përkthimi gjuhësor. Karakteristikat kryesore përfshijnë sistemet e mikrofonit, ekranin e votimit në kohë reale, mbështetjen shumëgjuhëshe, kontrollin e kamerës dhe masa të forta sigurie.
Kompanitë zbatuese kanë punuar ngushtë me përfaqësuesit e Kuvendit gjatë verës së vitit 2024 për të testuar dhe përshtatur funksionet sipas legjislacionit dhe procedurave të Kosovës.
Me këtë investim Kuvendi i Kosovës kërkon të përmirësojë menaxhimin e seancave dhe të ofrojë shërbime votimi dhe përkthimi pa probleme, të sigurt dhe efikas për anëtarët e tij, duke mundësuar kështu qasje pothuajse në kohë reale të publikut në të dhënat e votimit të deputetëve dhe duke përmirësuar llogaridhënien institucionale ndaj tij.
Instalimi dhe mirëmbajtja e sistemit të avancuar të e-votimit në sallën plenare është zbatuar nga projekti i LuxDev-it “Rritja e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë” KSV/023. Projekti synon të katalizojë rritjen e qëndrueshme ekonomike duke nxitur inovacionin, gjithëpërfshirjen dhe zhvillimin social në një Kosovë më të gjelbër. Në mënyrë të veçantë, projekti përpiqet të stimulojë inovacionin dhe investimet vendase dhe të huaja brenda një ekosistem të sigurt dhe transparent në mënyrë digjitale.
Të tjera
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...