Lajme

Konjufca e uron Xhaferin: Kryeministri shqiptar thyen një barrierë të përceptimit për këdo

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 28 January 2024

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca e ka uruar Talat Xhaferin që u zgjodh kryeministri i Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që mbërrin deri në krye të shtetit.

Konjufca shkroi në Facebook se zgjedhja e Xhaferit “thye një barrierë të përceptimit për këdo”.

Ai tha se kjo erdhi si mundësi për integrimin e pashmangshëm të shqiptarëve.

-Advertisement-

“Talat Xhaferit ia uroj pozitën e re të Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, këtë arritje të rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Deri dje ai udhëhoqi shkëlqyeshëm Kuvendin e këtij vendi mik. Kryeministri shqiptar, sado me kompetenca dhe kohë të limituar, thyen një barrierë të perceptimit për këdo”, shkroi Konjufca.

“Urojmë që kjo përgjegjësi e re t’iu shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim. Bërja e Z. Xhaferi kryeministër deri në realizimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut vjen si mundësi që pjesëmarrja dhe integrimi i plotë i shqiptarëve të vlerësohet si synim i pashmangshëm, aq sa edhe përparimtar, prej të cilit përfiton më së miri vetë Maqedonia e Veriut”, shtoi ai.

“Urime z. Xhaferi dhe suksese në detyrën tuaj, duke shpresuar dhe besuar se kjo do t’i hap rrugën ndryshimeve të përparimit të vazhdueshëm politik!”, shkroi kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera