Lajme

Konjufca e thotë sërish që Kosova duhet ta shkruajë një draft për Asociacionin: S’ka pasë afat, na u grabit kjo kompetencë

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 06 June 2024

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se është kompetencë e Kosovës që ta përpilojë draftin për Asociacionin.

Ai thotë se BE nuk mund t’ia grabisë një kompetencë Kosovës dhe këtë e lidh edhe me shtetësinë e saj.

“Kur unë kam biseduar me shumë përfaqësues ndërkombëtarë këtu në Kosovë dhe jam munduar ta shtroj këtë pyetje të rëndësishme, unë e kam marr një porosi, një lloj nën-teksti që kjo ka ndodhur për shkak që ju jeni vonuar. Kjo për mua s’ka qenë një përgjigje korrekte dhe e ndershme me të thënë drejt, Kosova nuk e meriton këtë. S’mund të penalizohet Kosova për shkak të një vonese”.

-Advertisement-

Konjufca tha se asnjëherë Kosovës nuk i është dhënë një afat specifik rreth hartimit të draftit.

“Çështja është se çka i takon Kosovës si shtet. Këtu kemi të bëjmë me shtetësisë e Kosovës. Kosova e ka arritur një pikë në të cilën bashkësia ndërkombëtare dhe BE i kanë thënë Kosovës që është kompetencë e jotja që ta shkruani ju një draft, ta propozoni. Ne kurrë nuk kemi pasë një afat specifik se nëse ju nuk e bëni deri në këtë ditë, ne jua marrim kompetencën. Për këtë arsye unë po them që nuk është fer ndaj Kosovës. Kjo është si një lloj grabitje, do ta kisha quajtur, e një kompetence shtetërore të Republikës së Kosovës. Këtë kompetencë me çdo kusht Kosova duhet ta ruajë, Kosova nuk bën të lëshojë pe se ajo duhet ta propozojë draftin. Tashmë me BE-në mund të ulemi dhe ta negociojmë ndoshta afatin deri kur mund të bëhet kjo, por jo që Kosovës t’i merret pa u pyetur në mënyrë të njëanshme një kompetencë që e ka shteti i Kosovës, në këtë rast Qeveria e Kosovës që ta përpilojë një draft”.

Konjufca tha se do t’i përgjigjen me komente ndaj çdo propozimi të Bashkimit Europian.

“Nuk do të thotë kjo që ti po e kritikon një non-paper që ti e ke pranuar që është e jotja. Përkundrazi, me kritikat që ia ke bërë ti je distancuar prej asaj”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera