Lajme

Konjufca: Dialogu me Serbinë nuk është më prioritet i Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 22:43 | 10 October 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Qeveria Kurti nuk e sheh më si prioritet çështjen e dialogut me Serbinë. Kjo pasi, sipas tij, sulmi terrorist i Serbisë nga Kosovës ka vënë në pikëpyetje sigurinë.

Nga Gjermania, ku po qëndron për vizitë, Konjufca theksoi se aktualisht primare është çështja e sigurisë, dhe se Policia e Kosovës po mendon për këtë e jo domosdosshmërisht për Asociacionin, si obligim të dialogut, shkruan Reporteri.net.

“Tash procesi politik është në rend të tretë, në rend të parë është çështja e sigurisë së Kosovës. Unë mendoj që sot Policia e Kosovës nuk është duke menduar për Asociacionin, është duke menduar se si ta shmang një sulm të ardhshëm nga shteti serb që mund të vij”, u shpreh Konjufca në RTK.

-Advertisement-

Tutje, ai ka pasur kritika edhe për ndërmjetësit e BE-së në Dialog, për të cilët tha se “i japën zemër” Serbisë.

“Rezultati indirekt i kësaj qasje ka qenë trimërimi i Serbisë, inkurajimi i Serbisë, që duke e pa Kosovës të dënuar, duke e pa Kosovën duke ia heq mbështetjen ndërkombëtare, të provojë Serbia ndonjë këso sulmi, në mos është rasti për aneksimin e Kosovës”, tha Konjufca.

Sulmin terrorist serb në Banjskë, kryekuvendari Konjufca e ka diskutuar të martën edhe me deputetët e Bundestagut gjerman.

Gjatë vizitës atje, ai ka takuar anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes, kryesuar nga Marie-Agnes Strack-Zimmermann.

Konjufca ka thënë se anëtarët e këtij komisioni i informoi mbi gjendjen e sigurisë në Kosovë, veçanërisht pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

“Shpreha shqetësimin e institucioneve të Kosovës për rrezikun e përsëritjes së një skenari të tillë me përmasa akoma më të mëdha nëse bashkësia ndërkombëtare nuk e dënon me ashpërsi dhe konkrektësi rolin e Serbisë në këtë cenim të sovranitetit dhe sigurisë të Republikës së Kosovës”, shkroi mes tjerash Konjufca.

Ai tha se e ka veçuar reagimin e Gjermanisë në dënimin e tentimit të invazionit të Serbisë kundër Kosovës, teksa shtoi se edhe e ka falënderuar shtetin gjerman për mbështetjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera