Lajme

Konjufca dhe shefi i Zyrës Belge flasin për zgjerim të bashkëpunimit

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 31 July 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës Belge në Kosovë, Julien Sassel, me të cilin bisedoi për raportet dypalëshe, zhvillimet aktuale politike në vend e rajon dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Konjufca, siç njofton Kuvendi, “vlerësoi marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe përkrahjen e vazhdueshme që Belgjika i ka dhënë ndër vite Republikës së Kosovës në proceset e shtetndërtimit, zhvillimit dhe integrimit euroatlantik”.

“Shefi i Zyrës Belge, Julien Sassel, e falënderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e shtetit belg për vazhdimin e mbështetjes së Kosovës, me theks të veçantë në proceset nëpër të cilat po kalon shteti ynë”, njoftoi Kuvendi.

-Advertisement-

Në takim, ndër të tjera, bëhet e ditur se u ritheksua përkushtimi dhe gatishmëria e dyanshme për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera