Konjufca: Deri në fund të vitit Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE

Autori: Gazeta inFokus
21:14 | 11 June 2022
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur pesimist për marrëveshjen me Beogradin, por ka bërë të ditur se Prishtina synon të paraqesë kërkesën për anëtarësim në BE deri në fund të vitit.
Në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve APA, Konjufca bëri thirrje për anëtarësimin e njëkohshëm të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Vizioni im do të ishte që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE në të njëjtën kohë. Nga njëra anë, dallimet në zhvillim nuk janë aq të mëdha dhe nga ana tjetër, ato mund të parandalojnë bllokadat e ndërsjella”, tha Konjufca, i cili ka qëndruar për vizitë zyrtare në Vjenë.
Ai ka shprehur pakënaqësinë se “Kosova është gjithmonë në vendin e fundit të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor”, ndonëse është në pjesën e sipërme të renditjes për nga demokracia dhe ekonomia.
“Nuk duhet të jetë një dhuratë apo një premtim i garantuar. Duhet të vendoset një afat kohor prej gjashtë deri në tetë vjet me udhëzime dhe procese reformuese të caktuara, të cilat duhet të zbatohen brenda asaj periudhe”, tha Konjufca.
Ai nuk deshi të komentojë non-paper-in austriak, i cili parashikon anëtarësimin në institucionet dhe fondet e BE-së para anëtarësimit, por kujtoi se Ballkanit Perëndimor iu premtua anëtarësimi i plotë në vitin 2003.
Konujufca tha se nuk ka dyshim se qëndrimi i BE-së ka ndryshuar, por shtoi se nëse e ardhmja evropiane e rajonit do të vihej në pikëpyetje, do të ishte lajmi më i keq i shekullit të 21-të, para së gjithash për shkak të asaj që po ndodh aktualisht në Ukrainë.
Për dialogun me Beogradin, Konjufca ka shprehur pesimizëm se mund të arrihet ndonjë marrëveshje.
“Kemi ardhur në përfundim se tani ka vetëm një çështje të pazgjidhur, ajo është njohja”, ka theksuar Konjufca.
Ai ka kujtuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk do ta nënshkruajë kurrë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Nëse Serbia vazhdon të mbajë atë qëndrim, nuk besoj se do të jetë i mundur përparimi”, ka shtuar Konjufca.
Të tjera
-
Fotografia e vjetër, kur Hashim Thaçi e Fatmir Sejdiu protestonin së bashku në Prishtinë
Disa fotografi të vjetra të protestave të vitit 1992 në Prishtinë, të realizu...
-
Paçarizi: Për mua është evolucion që Kurti ndihet krenar me flamurin e Kosovës
Për opinionistin Rrahman Paçarizi, fakti që kryeministri Albin Kurti sot ndih...
-
Stoltenberg mirëpret vendimin e Turqisë për Suedinë dhe Finlandën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mirëpritur njoftimin ...
-
Historia e trishtë, si ishte rrënuar shtëpia e familjes shqiptare në fshatin me banorë serbë në Fushë Kosovë
Ilaz Bylykbashi, fotoreporter, ka treguar në emisionin Pressing në T7 histori...
-
Snajperistët e FSK-së të 5-ët në garën e snajperistëve në Turqi
Ekipi i snajperistëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës është renditur në vend...
-
Letra e Rrahman Morinës drejtuar Azem Vllasit: Lëshoja mbledhjen Millosheviqit
Ilaz Bylykbashi, fotoreporter, ka treguar historinë famëkeqe të fjalimit të S...
-
Haxhiu pret përgjigje pozitive nga opozita: Për reformën në drejtësi duhet konsensus i gjerë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se pret që partitë opozi...
-
“Shamanët”, njësia sekrete ukrainase që po sulmon rusët edhe në territorin e tyre
“Shamanët” ukrainas – një njësi sekrete, më elitare e komandove ukrainase – u...
-
Finlandës dhe Suedisë u hapet rruga për anëtarësim në NATO, Turqia ua heq bllokadën
Turqia ka hequr bllokadën ndaj Finlandës dhe Suedisë, duke u hapur kështu rru...
-
Kaq është numri i qytetarëve që kanë nënshkruar peticionin për tërheqjen e Trustit
Një peticion ka nisur të nënshkruhet në ttërë Kosovën për të kërkuar lejimin ...
-
Çfarë të presim nga Samiti i NATO-s që po mbahet sot dhe nesër?
Udhëheqësit e NATO-s do të mblidhen në Madrid më 28-30 qershor për një nga ta...
-
Inspektorati i Tregut në aksion, këto janë veprimtaritë e inspektuara
Inspektorati i Tregut ka ndërmarrë aksion në inspektimin e pikave të karburan...