Lajme

Konjufca deklaron pasuri të paluajtshme mbi 325 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 14 June 2022

Agjencia kundër Korrupsionit e ka publikuar deklarimin e pasurisë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.

Në formularët e AKK-së, Konjufca ka deklaruar se ka tri banesa, shtëpi vikendi dhe tokë.

Siç shihet në deklarimin e pasurisë të kryetarit të Kuvendit, dy banesa janë në emër të tij (deklaruesit), një banesë tjetër dhe toka është në emër të prindit të tij, derisa shtëpia vikend është pasuri e përbashkët.

-Advertisement-

Pasuria e paluajtshme e deklaruar kap vlerën 325 mijë e 100 euro.

Kreu i Kuvendit thotë se para të gatshme të kursyera në bankë i ka 8 mijë e 243 euro, derisa obligime financiare ndaj po të njëjtës bankë i ka 67 mijë e 125 euro, në kohëzgjatje prej 12 vjetësh.

Glauk Konjufca, deklaron se merr pagë vjetore si kryetar i Kuvendit në vlerë prej 26 mijë e 373 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera