Lajme

Konjufca deklarohet lidhur me themelimin e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 29 December 2021

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar lidhur me votimin e projektligjit nga qeveria për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, tha se mirëpret këtë vendim.

Gjithashtu, Konjufca tha se si kryetar i kuvendit do të kujdeset që ky ligj të trajtohet me prioritet dhe se pasuria e pajustifikueshme duhet të konfiskohet dhe t’u kthehet qytetarëve.

-Advertisement-

“Si kryetar i Kuvendit do të kujdesem që, për shkak rëndësisë së këtij ligji, ai të trajtohet me prioritet.
Pasuria e pajustifikueshme duhet të konfiskohet dhe t’u kthehet qytetarëve”, ka shkruar Konjufca./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera