Lajme

Konjufca, BE-së: Nëse zgjidhja në dialog s’vjen brenda Kushtetutës së Kosovës, mirupafshim!

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 08 May 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se nëse Bashkimi Evropian nuk mendon që zgjidhja duhet të jetë brenda Kushtetutës së Kosovës, atëherë sipas tij, Kosova s’ka çka lyp në dialog.

Konjufca shtoi se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë nuk vjen nuk e shkatërruar shtetin e Kosovës.

“Nëse Bashkimi Evropian nuk mendon që zgjidhja duhet të jetë brenda kushtetues së Kosovës, unë mendoj që Kosova s’ka që të kërkojë në dialog, s’ka interes. Kurrfarë interesi nuk ka Kosova në dialog, ajo veç shkon në dëm të interesave tonë”, u shpreh Konjufca.

-Advertisement-

“A e dini pse Kosova është në dialog? Se beson në dy principe shumë. Në principin e parë besojmë se dialogu është për njohje të ndërsjellë. Dhe arsyeja numër dy e dimë se çfarë se çfarëdo rregullimi për të drejtat e serbëve është në kuadër të Kushtetutës së Kosovës. Nëse është e kundërta, nëse ky proces e ka çmimin e shkatërrimit të shtetit ë Kosovës, atëherë është mirë me thënë ne mirupafshim, nuk ka interes këtu, interesi është i dyanshëm. Interesi jonë se korniza e dialogut qysh në fillimet e saj ka qenë normalizim drejt njohjes së ndërsjellë. Normalizimi nuk vjen duke e shkatërruar shtetin e Kosovës”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera