Lajme

Konjufca: AAK gaboi që u bë bashk me PDK-në

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 18 May 2017

Sot Levizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media ku Kryetari i kësaj Lëvizje, Visar Ymeri bëri edhe njëherë të qartë që ‘Vetëvendosje’ do të shkoj e vetmë në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ymeri në këtë konferencë tha se me LDK-në ishin në bisedime për të arritur një marrveshje por sipas tij kjo parti nuk e dëshironte një gjë të tillë duke i kërkuar Vetëvendosjes që mos t’a sulmoj gjatë fushatës zgjedhore, shkruan Infokusi.com

Visar Ymeri u pyet edhe për koalicionin e AAK-së e NISMAS me PDK-në, dhe për mundësin e bashkpunimit me AAK-në pas zgjedhjeve, ku Ymeri ishte më i rezervuar me kritika ndaj AAK-së së Ramush Haradinajt, duke thën se me AAK-në dhe NISMA-n kishin një bashkpunim të mirë në raport me Asocacionin dhe Demarkacionin.

-Advertisement-

Njëjt si Ymeri nuk veproj edhe Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca i cili i nxitur nga gazetarët që po e kursejnë AAK-në nga kritikat, ai duke dalur nga kjo konferencë tha se koalicioni i AAK-së me PDK-në është gabim.

“AAK-ja gaboi më këtë koalicion, e them këtë edhe nuk ma ndien që t’i kursej”, ka thënë Konjufca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera