Lajme

Konjufca: 28 nëntori në Kosovë gjithmonë fillon në Prekaz – uroj që nëntorët të na gjejnë gjithnjë më të bashkuar

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 28 November 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në Prekaz tek varri i komandantit legjendar, Adem Jashari, me rastin e 28 nëntorit, ditës së flamurit dhe daljes së parë publike të UÇK-së.

Konjufca tha se 28 nëntori në Kosovë gjithmonë fillon në Prekaz, atje ku sipas tij, ka ndodhur sakrifica më e lartë e popullit të Kosovës për lirë dhe ku është ngjizur lufta e lavdishme e UÇK-së.

“Po ashtu kjo datë është edhe dalja publike e UCK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari. Nëntorët do të festohen gjithmonë, uroj që neve të na gjejnë gjithnjë më të bashkuar e më të fortë”, tha Konjufca, njofton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Bashkë me Konjufcën për homazhe në Prekaz ishte edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera