Lajme

Kongresmeni John Dingell vdes në moshën 92 vjeçare

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 08 February 2019

Kongresmeni që ka shërbyer më së gjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara, John Dingell ka vdekur në moshën 92 vjeçare.

“Ai ka qenë luan i Kongresit të SHBA-së dhe një djalë, baba, burrë, gjysh e shok i dashur”, ka thënë zyra e gruas të tij, Debbie Dingell.

Demokrati nga Miçigeni ka qenë forcë shtytëse për një varg ligjesh dhe programesh.

-Advertisement-

Ai është zgjedhur për herë të parë më 1995 si kongresmen në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ka qenë pjesë e këtij trupi për 59 vjet dhe është pensionuar më 2015.

Pasi është larguar nga Kongresi ai ka vazhduar të qëndrojë afër politikës, duke bërë publike qëndrimet e tij përmes postimeve në rrjetin social Twitter.

Ai ka vdekur të enjten në shtëpinë e tij në Dearborn, Miçigen.

Dingell ka qenë vetëm 29 vjeçar kur ka fituar në disa zgjedhje të veçantë për ulësen e babait të tij, pas një vdekjeje të papritur më 1955.

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama e ka përshkruar atë si një nga ligjvënësit me më shumti ndikim në histori.

Duke njoftuar për vendimin e tij për pensionim më 2015, ai pati thënë: “Nuk dua që njerëzit të ndjehen keq për mua. Nuk dua që të bëjë punë që nuk mund ta kryej në mënyrë adekuate”.

Dingell ka shërbyer përgjatë mandateve të 11 presidentëve të SHBA-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera