Lajme

Kongresmeni amerikan kërkon anëtarësim të Kosovës në NATO

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 05 March 2022

Kosova duhet të pranohet në NATO si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Kështu ka thënë një ligjvënës i Bronksit.

Në një letër dërguar presidentit amerikan Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit Antony Blinken të premten, kongresmeni Ritchie Torres pohoi se kombi i vogël ballkanik është një aleat i ngushtë dhe besnik i SHBA-së dhe duhet t’i bashkohet aleancës si një mënyrë për të kundërshtuar ndikimin rus në rajon.

“Më 27 shkurt, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, bëri thirrje për një ‘anëtarësim të përshpejtuar në NATO’. Për më tepër, më 3 mars, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë me të cilën i bën thirrje qeverisë së tyre të fillojë negociatat për anëtarësimin në NATO. Nuk mund të pajtoheshim më shumë me këto veprime”.

-Advertisement-

“Përderisa Rusia vazhdon të sillet në mënyrë irracionale dhe Serbia po forcon marrëdhëniet e saj me Rusinë është kritike që ne të ndihmojmë aleatin tonë Kosovën për t’iu bashkuar NATO-s. Me situatën e sigurisë në zhvillim në Evropë, ne duhet të qëndrojmë me aleatin tone”, ka shkruar Torres.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera