Lajme

Kongresisti amerikan për situatën në veri: Ata që fitojnë zgjedhjet, marrin zyret – Pse duhet të kemi zgjedhje të reja?

Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 01 July 2023

Kongresisti amerikan nga Partia Republikane, Keith Self, ka komentuar sitën në veri të Kosovës, duke thënë se kryetarët e katër komunave në veri janë zgjedhur në mënyrën e duhur.

Ai kështu, i është drejtuar zëvendës-ndihmës Sekretarit për Çështje Euroaziatike në Departamentin amerikan të Shtetit, Douglas Jones, në Komisionin për Punë të Jashtme.

“Kryetarët e komunave u zgjodhën në mënyrën e duhur. Ata që fitojnë, marrin zyret. Pse bëni thirrje për zgjedhje të reja? Pjesëmarrja e ulët ndodh gjatë gjithë kohës në SHBA… Ju nuk do të tërhiqeni Serbinë nga orbita e Rusisë”, i është drejtuar kongresisti Self, Jonesit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera