Auto&Tech

Kongresi i partisë, Kina bllokon WhatsApp

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 28 September 2017
Në Kinë nuk zë ndonjë peshë të madhe në tregun e komunikimit përmes aplikacioneve, por është “flamuri” i Mark Zuckerberg në vendin e madh aziatik.

Whats App është e vetmja nga platformat e Zuckerberg që lejohet në Kinën kontinentale, por që së fundmi ka patur probleme me funksionimin.

Shërbimi prej disa ditësh ka qenë më shumë i çaktivizuar dhe e ekspertët e sigurisë e lidhin këtë me zhvillimin e kongresit të Partisë Komuniste në muajin tetor, që zhvillohet një herë në pesë vjet.

Në momentet kur shërbimi funksionon, përdoruesit mund të dërgojnë mesazhe, foto dhe video vetëm brenda Kinës, ndërkohë që jashtë saj shërbimi është i pamundur dhe ekspertët e sigurisë thonë se bëhet fjalë për një bllokim nga ana e autoriteteve.

-Advertisement-

Facebook, Instagram dhe një pjesë e madhe e rrjeteve sociale perëndimore janë të bllokuara në Kinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera