Lajme

Konflikti Rusi-Ukrainë, Serbia merr këtë vendim

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 21 February 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare për ta diskutuar gjendjen midis Rusisë dhe Ukrainës si edhe situatën në Ballkanin Perëndimor.

Aty po marrin pjesë, kryeministrja Ana Bërnabiq, ministrat e mbrojtjes dhe punëve të brendshme, Nebojsha Stevanoviq e Aleksandar Vulin, si edhe kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, drejtori i BIA-s Bratislav Gashiq, komandanti i Njësive Anti-terroriste, Spasoje Vuleviq, dhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq./ Klankosova.tv.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera