Lajme

Konflikti në Siri, Qeveria rimerr kontrollin e plotë në Homs

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 22 May 2017

Qeveria siriane thotë se forcat e saj kanë rifituar kontrollin e plotë të qytetit qendror të Homsit, pasi rebelët janë larguar nga distrikti i fundit nën kontrollin e tyre.

Rreth 700 rebelë dhe familjet e tyre, gjithsej rreth 3,000 njerëz, u evakuuan në autobusë nga distrikti al-Wair, thonë zyrtarët e qeverisë.

“Qyteti i Homs është krejtësisht i pastër nga armët dhe militantët”, tha guvernatori i provincës Talal Barazi.

-Advertisement-

Shumë luftëtarë janë nisur për në provincën Idlib të mbizotëruar nga rebelët, në veri-perëndim.

Disa po shkonin në Jarablus, një zonë në Sirinë veriore, e kontrolluar nga rebelët e mbështetur nga Turqia, shkruan BBC.

Shumica e rebelëve ishin larguar nga Homsi në vitin 2014, pas disa vitesh nën rrethim nga forcat qeveritare.

Një marrëveshje e evakuimit e ndërmjetësuar nga Rusia u arrit gjatë këtij viti.

Sipas marrëveshjes, luftëtarëve të opozitës u është lejuar kalimi i sigurt me armët e tyre nga Homs në zonat e mbajtura nga rebelët në Siri. /kp

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera