Lajme

Konflikti në Siri, mbërrijnë ndihmat e para pas armëpushimit

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 05 March 2018

Një autokolonë kamionësh të ngarkuar me furnizime humanitare hyri në zonën e Ghouta-s lindore në Siri, e cila kontrollohet nga rebelet.

46 kamionët janë të parët që arrijnë në enkalvën e rrethuar që prej mesit të muajit shkurt, pavarësisht armëpushimit të mbështetur nga OKB, dhe pauzës së shkurtër ditore të luftimeve të urdhëruar nga Rusia.

Të paktën 719 persona janë vrarë brenda pak javëve, shumë prej të cilëve fëmijë. Sipas aktivisteve 14 civile kishin humbur jetën gjatë bombardimeve të forcave qeveritare mbrëmjen e së dielës.

-Advertisement-

Të plagosurit thuhet të jenë mbi 5 mijë e 500. Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministrja britanike Theresa May thanë të dielën se Rusia dhe Siria janë përgjegjëse për vuajtjet tragjike njerëzore në enklavën e kontrolluar nga rebelët, në afërsi të kryeqytetit Damask.

Sipas zyrës së kryeministres May, dy udhëheqësit zhvilluan një bisedë telefonike për situatën e tmerrshme humanitare pranë kryeqytetit sirian, ndërkohë që Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi se forcat siriane kanë marrë kontrollin e një të katërtës së Ghoutas lindore. Duke reaguar ndaj këtyre kritikave, Presidenti sirian, Bashar al-Assad u zotua në një fjalim televiziv se ofensiva ushtarake kundër atyre që i quan terroriste do të vazhdojë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera