Konflikti familjar në Komoran: Axha e plagosi nipin për një copë tokë, flasin fqinjët dhe avokati
Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 13 August 2019
Për një ari tokë, kushërinjtë e fshatit Komoran u bënë copa me njëri-tjetrin. Nga gjuajtja me armë zjarri nga axha H. Hajdini pësoi nipi Sh. Hajdini. Viktima gjendet në spital për trajtim mjekësor, ndërkohë katër anëtarë të familjes Hajdini tashmë janë të arrestuar. Por si ndodhi e gjithë ngjarja dhe si erdhi deri te konflikti axhë e nip.
Për një copë tokë, pjesëtarët e familjes Hajdini nga fshati Gllogoc i Komoranit u përleshën me njëri-tjetrin. U dhanë grushte, madje u përdorën edhe armë. Nga shkrepja pësoi Sh. Hajdini, i cili dyshohet se u gjuajt me armë nga axha i tij H. Hajdini.
Problemet brenda familjes Hajdini kishin nisur kohë më parë rreth një toke e cila kishte qenë në shpronësim. Palët (familja Hajdini), nga shpronësimi kishin marrë rreth 350 mijë euro, të cilat ishin ndarë në katër pjesë. Por kanë mbetur edhe tre ari tokë të tjera për cilat lindën problemet brenda familjes Hajdini.
Detaje rreth këtij rasti për Express ka dhënë Shaqir Behrami, avokati i H. Hajdinit, i cili dyshohet se e plagosi nipin e tij.
“Unë jam avokat i H. Hajdinit. Problemet kanë nisur rreth çështjes për kontestet pronësore. Unë dje isha si avokat, por palët ishin në spital. Për një tokë kanë nisë problemet. Atë e kanë pas trashëgimi e kanë shitë. Toka ka qenë në kryq të Komoranit është dhënë për shpronësim. I kanë marrë 350 mijë euro që janë nda në katër hisedarë. Janë edhe tri ari tokë të cilat i ka klienti e që ende nuk janë ndarë”, ka deklaruar Behrami.
Ai thotë se problemet mund të kenë nisur rreth këtyre tre ai tokë.
E për këto telashe për pronë, kanë folur për Express edhe fqinjët e familjes Hajdini. Gazeta ka qëndruar edhe në shtëpinë e familjarëve por ata nuk kanë qenë aty.
“E dimë që probleme me tokë kanë pasë që moti. Disa telashe gjithë i kishin me njëri-tjetrin. Nuk u pajtojshin. Edhe qe ndodhi ajo që ndodhi”, thonë fqinjët e familjarëve Hajdini.
Për rastin tashmë janë deklaruar edhe zyrtarë nga Policia e Kosovës. Këta të fundit thonë se nga përleshja është plagosur një person, Sh. Hajdini i cili gjendet në QKUK. gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë 4 persona të tjerë janë arrestuar nga Policia e Kosovës. E gjithë ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas orës 21:00.
“Viktima mashkull k-shqiptar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull k-shqiptar. Viktima është ndalur në QKUK për tretman mjekësor. Njësia policore ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj k-shqiptar dhe ka konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka deklaruar policia për këtë rast.
Nga vendi i ngjarjes është konfiskuar një revole me 8 fishekë.
Të tjera
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...