Rozë

Konflikti dhe raporti i Encës me Noizyn, rrëfimi i këngëtares (Video)

Autori: Gazeta inFokus 23:45 | 10 June 2017

Konflikti i përfolur mes Enca Haxhisë dhe Noizyt vazhdon të jetë temë në media, ndërsa kjo çështje u prek edhe në emisionin e Ermal Mamaqit, Xing me Ermalin, ku mysafire ishte këngëtarja.

Megjithëse, emisioni është komik, Enca ka thënë se do të thotë së paku diçka serioze lidhur me këtë temë.

“Sado që kjo gjë mori përmasa shumë të mëdha publike, unë prapë e konsideroj si një ‘konflikt’ ose çështje private mes ne dyve që sigurisht se nuk duhet të kishte ndodhur si nga ana e tij, veçanërisht, ashtu edhe nga ana ime… Nuk duhet të ishte bërë publike”.

-Advertisement-

“E vetmja gjë që doja të sqaroja është se asnjëherë nuk e kam mohuar ose lënë pa përmendur suportin e tij edhe dashamirësinë që kam pasur ndaj tij, jo vetëm si artist, por edhe si mik”.

“Bashkë kemi bërë gjëra të mëdha, kemi ndihmuar njëri-tjetrin dhe ku i dihet ndoshta shkojmë në Dhërmi për pushime”, është shprehur ajo.

Ndërsa për t’ia hequr seriozitetin bisedës, Ermali ka ftuar publikun për një minutë heshtje për konfliktin.

Më tej, moderatori ka vazhduar edhe me pyetje të tjera për raportin e Encës me Noizyn që mund t’i shihni në videon e mëposhtme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera