Lajme

Konfiskohet sasi e drunjve të transportuar ilegalisht nga Parku kombëtar në Brezovicë

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 19 April 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë hasur në një furgon që po transportonte drunjë ilegalisht nga Parku Kombëtar Malet e Sharrit në Brezovicë.

“Policia e stacionit në Shtërpcë, veç aktiviteteve rutinë dhe atyre të planifikuara, bazuar në planin aktiv “Mbrojta e Pyjeve” pas disa informacioneve që ka siguruar, sot rreth orës 00:35 ka ndaluar një automjet furgon që po transportonte drunjë ilegalisht nga Parku Kombëtar Malet e Sharrit në Brezovicë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas veprimeve të ndërmarra, policia ka konfiskuar automjetin për dokumentacion të parregullt për procedura të mëtejme, ndërsa pasi ka njoftuar edhe zyrtarët nga Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar (DAPK) “Sharri”, të njëjtit pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj personit për transport ilegal dhe drunjët më pas i kanë konfiskuar.

-Advertisement-

“Policia Rajonale e Ferizajt po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilagele të drunjëve .
Policia fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera