Lajme

Konfiskohet një anije e Radojiçiq-it në Zveçan

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 06 December 2023

Policia e Kosovës këtë mërkure ka konfiskuar një anije me shpejtësi të madhe (motobarkë), e cila ka qenë në pronësi të kryekriminelit Milan Radojiçiq.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, veton Elshani.

“Sot kemi marrë një informatë se në Zveçan është një motobarkë e Milan Radoiçiç-it, pastaj kemi shkuar atje, kemi gjetur varkën dhe e kemi marrë”, ka thënë Elshani për Albanian Post.

-Advertisement-

Ai bëri me dije se varka e Radojiçiq-it – i cili mori përsipër sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjë – ndodhej në një objekt në pronësi të komunës së Zveçanit.

Milan Radojiçiç, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar, mori përgjegjësinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri, tanimë i shpallur hero, Afrim Bunjaku.

Radojiçiç kishte arritur që pas sulmit terrorist të arratisej në Serbi.

Ndërsa, në fund të shtatorit Policia e Kosovës kishte konfiskuar vilën e tij në liqenin e Ujmanit, ndërsa në të njëjtën kohë ka kontrolluar pronën e tij në pjesën Veriore të vendit, ku ishin sekuestruar edhe disa vetura dhe sende të tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera