Konfiskohen mbi një kilogram substancë narkotike në Prishtinë, kapen dy të dyshuar

Autori: Gazeta inFokus
09:30 | 16 November 2023
Dy persona janë arrestuar në Prishtinë pasi janë kapur me substancë narkotike të llojit marihuana në sasi prej mbi një kilogram.
Arrestimi ka ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën “Lekë Dukagjini” në lagjen e Dardanisë, njofton Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
Në njoftim specifikohet se janë konfiskuar një kilogram e 175.1 gram marihuanë, një revole të llojit “Zoraki”, karikator me një fishek dhe një peshore digjitale.
“Rr. Lekë Dukagjini, Prishtinë 15.11.2023-18:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit dhe në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 9.6 gram substancë e dyshuar narkotike. Lidhur me rastin në konsultim me prokurorin, është bastisur shtëpia e njërit të dyshuar me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar edhe 1 kg e 175.1 gram substance narkotike e llojit marihuanë , një revole Zoraki me një karikator me një fishek dhe një peshore digjitale”, thuhet në njoftim të PK-së.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, sipas policisë.

Të tjera
-
Thaçit nuk i lejohet t’i presë mysafirët për ngushëllime në të pamen e babait
Ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit i është lejuar vizita në Kosovë pas...
-
Hashim Thaçi arrin tek shtëpia e tij në Burojë për të qëndruar me familjen e ngushtë
Ish-presidenti Hashim Thaçi pas nderimit që ka bërë tek varri i babait të tij...
-
Vizita e Thaçit pas vdekjes së babait, deklarohet Specialja
Gjykata Speciale është deklaruar rreth ardhjes në Kosovë të ish-presidentit H...
-
Dështon seanca për gazin lotsjellës në Kuvend, në Gjykatë e pranishme vetëm Haxhiu
Në mungesë të të akuzuarve Pal Lekaj, Donika Kadaj Bujupi dhe Besa Baftiu, të...
-
“Te varri i yt erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë…”, kurora e Thaçit të varri i babait
Ish-presidenti Hashim Thaçi qëndroi shkurt te varri i babait të tij, disa dit...
-
Me kurorë në duar Thaçi arrin te varri i babait, pesë ditë pas ceremonisë së varrimit
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur në Kosovë. Plot pesë di...
-
Aktakuzë kundër zyrtarëve që u zunë duke konsumuar kọkạinë në komunën e Leposaviqit
Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën ...
-
Thaçi arrin në Burojë, i lejohet vizita për të pamen
Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur sot në Burojë, shkruan Gaz...
-
OVL-UÇK ndan dekoratë për Haxhi Thaçin
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka nd...
-
A do ta synojë një mandat të dytë si presidente, Osmani: E diskutojmë vitin tjetër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur sot për mundësinë e rikandi...
-
Fillon “Festivali i Recitatorëve” për Ditën Ndërkombëtare të Poezisë
Në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, ka filluar “Festivali i R...
-
Burri vret gruan në Gjermani, më pas telefonon djalin për t’i treguar
Një burrë 54-vjeçar po dyshohet se ka vrarë gruan e tij në Gjermani dhe pas k...