Lajme

Konfiskohen mbi 80 kg marihuanë në veri të Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 01 March 2018

Policia e Kosovës ka konfiskuar rreth 82 kilogramë drogë në një aksion të zhvilluar dje në rajonin e Mitrovicës veriore, transmeton Infokusi.com.

Aksioni është zhvilluar saktësisht në fshatin Suhodoll në një shtëpi të një mashkulli kosovar/serb, në tavanin e së cilës janë konfiskuar 27 pako me marihuanë 81 kg. e 825 g.

Më poshtë mund të gjeni njoftimin e plotë të Policisë:

-Advertisement-

‘Dje me datë 28.02.2018, gjatë punëve intenzive policore operacionale dhe hetimore Policia e Kosovës ka arritur të marr informata relevante se në fshatin Suhodoll, në një shtëpi të një personi mashkull kosovar/serb gjendet sasi e substances se dyshuar si drogë. Policia me njesitet relevante, asistuar edhe nga stacioni policor Mitrovicë veri, sipas procedurave ka ndermarr veprimet e nevojshme dhe pas realizimit të kontrollit, në tavanin e shtepisë së lartcekur janë gjetur dhe konfiskuar 27 pako që dyshohet se janë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, të destinuara për shitje, dhe pesha totale ka rezultuar; 81 kg. e 825 g. (afër 82 kg).

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent për veprime të tjera sipas procedurave ligjore.

Policia e Kosoves mbetet e përkushtuar në angazhimet e saj dhe nuk do te toleroj asnjë veprim që bie ndesh me ligjet e vendit, e në veqanti do të jet e pakompromis në luftimin e dukurive negative dhe trafikimit me narkotik.’/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera