Lajme

Konfiskohen mbi 8 kg marihuanë dhe arrestohet një i dyshuar

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 28 April 2017

Mbrëmë rreth orës 20:10 Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 8 kg marihuanë dhe ka  arrestuar një të dyshuar

Komunikatën e plotë të policisë mund ta gjeni më poshtë:

“Me datë 27.04.2017, rreth orës 20:10,patrullat policore të Stacioneve Policore Klinë dhe Skenderaj në bashkëpunim kanë arritur të ndalojnë një veturë me targa vendore, e drejtuar nga një mashkull. Gjate kontrollimit të veturës janë gjetur disa paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

-Advertisement-

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) të Pejës dhe Mitrovicës.  Është bërë shikimi, fotografimi dhe sekuestrimi i dëshmive në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar.

Nga matja e substancës së dyshuar narkotike ka rezultuar të jetë me peshë 7 kg e 914g. Lidhur me rastin është informuar Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore Mitrovicë dhe me vendim të lëshuar nga i njëjti, të dyshuarit: R.D. lindur më 1987, m/k/sh,  i caktohet masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Dëshmitë e sekuestruara janë

-Një veture Golf IV me targa vendore,

-Substance e dyshuar narkotike me peshë 7912 gram.

-Një telefon.

Në vazhdimësi të hetimit të rastit, sot më 28:04-2017, Njësiti i DHTN-së Mitrovicë, me urdhëresë nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe në koordinim me prokurorin e rastit  është kontrolluar shtëpia dhe lokalet e të dyshuarit R.D,  në Mitrovicë, ku është gjetur edhe një qese najloni  me substancë të dyshuar narkotike-marihuanë me peshë prej 404.5 gram.

Sasia e përgjithshme e substancës narkotike të gjetur dhe konfiskuar është: 8 kg e 318,5g.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera